Sunday, 24. May 2026
Sport

Armando Broja rikthehet në stërvitje

GS 28/02/2025 1 Min. Lesezeit

Armando Broja duket se ka lënë pas krahëve lëndimin e pësuar disa javë më parë. Sulmuesi është shfaqur në stërvitje me Evertonin këtë të premte.

Ende nuk mund të flitet për një rikthim të tij në fushë për ndeshje zyrtare, pasi i duhen edhe disa ditë stërvitje për të rifituar formën.

Megjithatë rikthimi në stërvitje është një shenjë pozitive për lojtarin, i cili është jashtë nga fillimi i vitit.

Ky mund të konsiderohet edhe si lajm pozitiv për Kombëtaren, e cila gjatë muajit Mars do të ketë dy ndeshje në eliminatoret e Botërorit, ndaj Anglisë dhe ndaj Andorrës.

Mbetet të shihet si do të shkojë gjendja e Brojës dhe nëse do të grumbullohet ai nga Silvinjo apo jo.

Sulmuesi është i huazuar nga Chelsea tek Everton në Premier League.

Teilen: