Matia Perin ishte një ndër protago nistët në ndeshjen kundër Empolit, por pritjet e tij nuk mjaftuan për të kualifikuar Juventusin ën gjysmëfinale. Edhe pse nuk është titullar, ai është një nga liderët e dhomave të zhveshjes dhe si i tillë ka marrë përgjegjësinë për të folur mbi disfatën e së mërkurës me media.
Si e shpjegoni pjesën e parë kundër Empolit? Jemi të vetëdijshëm se luajtëm 45 minuta që nuk janë të tolerueshme kur luan për këtë fanellë. Më pas në pjesën e dytë diçka shkoi më mirë, por duheshin shmangur penalltitë. Ndoshta ishim shumë të karikuar. Folëm me shokët pas ndeshjes dhe analizat nuk do të mungojnë deri në ndeshjen e radhës. Jam pjesë e Juventusit prej shumë vitesh dhe eliminimi i fundit është një nga zhgënjimet më të mëdha. Duhej të bënim shumë më tepër. E dimë.
Mota foli për turp… Është legjitime të kesh një ndjenjë të tillë. Ndjejmë trishtim dhe zhgënjim për atë që kemi bërë. Nuk kemi qenë në nivelin e kësaj fanelle dhe të këtij klubi. Në dhomat e zhveshjes jemi të vetëdijshëm për këtë. Tani e kuptojmë problemin, por duhet të gjejmë zgjidhjen.
Si reagohet në të tilla situata? Duhet të përfundojmë ndër katër të parat kampionatin. Për ne, të luash në Champions është thelbësore. Nuk ka bij kurvash në këtë dhomë zhveshjeje dhe ne mund të ndërtojmë diçka solide në të ardhmen. Shpresoj që kjo disfatë të na lëndojë aq shumë sa të mund të na bëjë të rritemi sa më shpejt.
A ekziston rreziku për të humbur vendin e katërt? Nuk do ta lejojmë të ndodhë. Disfata si ajo me Empolin krijojnë plagë, por edhe përvojë. E di që te Juventusi koha në dispozicion për të arritur suksesin është më e pakët se kudo, por po përpiqemi të rritemi. Nuk është një alibi, por fakt. Dukshëm, kjo që po bëjmë nuk mjafton.
A foli Mota me ju? Pas ndeshjes me Empolin ai tha se dikush kërkon pa dhënë… Nuk e di se kujt i referohej, do të flasim edhe për këtë të gjithë bashkë. Duke mos folur me të, nuk mund të përgjigjem, nuk dua të krijoj aludime të kota. Këtë situatë do ta përballojmë së bashku si gjithmonë.
Si ka mundësi që në mars të mos e kuptosh rëndësinë e një ndeshjeje? Jam dakord, të gjithë duhet të bëjmë analiza brenda vetes, përgjegjësinë e ndajnë të gjithë padyshim. Madje e kam problem me gjetjen e fjalëve, zakonisht mendoj se jam goxha i aftë, por ka vërtet zhgënjim, trishtim të madh, për epilogun e sfidës me Empolin. Nëse do të kishim hyrë në lojë në fillim si në pjesën e dytë, ndoshta nuk do të kishte përfunduar me penallti, duhet të bëjmë shumë autokritikë e të shikojmë veten në pasqyrë.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL