Sunday, 24. May 2026
Sport

VIDEO/ Me hapa të sigurt drejt titullit kampion, Bajerni mposht me përmbysje Shtutgartin dhe vazhdon… marshimin

GS 28/02/2025 1 Min. Lesezeit

Bajerni i Mynihut nuk ka të ndalur në kampionatin gjerman. Skuadra e drejtuar nga trajneri Kompani, mposhti me rezultatin 1 me 3 Shtutgartin në duelin e vlefshëm për javën e 24-t. Ky ishte triumfi i 19-të në kampionat për bavarezët, që e shohin veten 11 pikë më shumë se Bajern Leverkusen i vendit të dytë. 

aaaaa

Për sa i përket duelit të mbrëmjes së sotme, vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 34-t me Stiller, ndërkohë që Olise vendosi baraspeshën në minutën e 45-të. 

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1 me 1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, bavarezët shënuan edhe dy herë të tjera me Goreckën dhe Koman në minutat 64 dhe 90 duke vulosur shifrat në 1 me 3. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: