• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Legjitime të ëndërrojmë”, Sobozlai nuk ka frikë të flasë edhe për tripletën e mundshme

28/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dominik Sobozlai po bëhet çdo ditë një lojtar më i rëndësishëm për Liverpulin. Ai shënoi një gol me shumë peshë në fitoren kundër Mançester Sitit në fundjavë dhe bëri të njëjtën gjë në suksesin e ndeshjes pasardhëse kundër Njukasëllit.

2201513025

2201513025

Mesfushori hungarez është i kënaqur nga forma e tij këtë sezon dhe pyetjes nëse ai po kalon formën më të mirë të sezonit, iu përgjigj kështu: “Është sezoni im i dytë këtu, kështu që nuk ka qenë një kohë e gjatë për të pasur mundësinë që të shënoja në dy ndeshje radhazi. Jam shumë i lumtur që ndihmoj skuadrën. Gjëja më e rëndësishme është ekipi. Nëse mund të shënoj edhe më shumë gola në ndeshje radhazi, do të isha i lumtur, por derisa të jemi të parët në kampionat, unë jam më i lumtur”.

Liverpuli u shkëput +13 nga Arsenali në krye të klasifikimit, por Sobozlai thotë se ky nuk është momenti për të ëndërruar: “Do të mund ta bëjmë vetëm kur matematikisht ata nuk kanë mundësi të na kapin. Jemi shumë të lumtur që jemi 13 pikë përpara, por do të fokusohemi te vetja. Tani na pret Liga e Kampioneve, kështu që do të duhet të përqendrohemi edhe te kjo gjithashtu. Pastaj ndeshje pas ndeshje presim të qëndrojmë në krye”. Liverpuli është në finalen e Kupës Karabao dhe u kualifikua në 1/8-at e Ligës së Kampioneve e para në fazën e ligës.

Por a synojnë ata tripletën këtë sezon? “Kur erdha në Liverpul doja të fitoja gjithçka në sezonin tim të parë. Nuk më pëlqen të flas për të. Duhet të përqendrohemi siç thashë ndeshje pas ndeshje. Së pari duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve. Dhe kemi një ndeshje në Premier Lige në mes. Pastaj kemi një finale kupe kundër Njukasëllit. Ata janë një skuadër vërtet e vështirë. Ata kanë një stil shumë të mirë loje, kështu që ne duhet të jemi gati. Ne do të fokusohemi fillimisht në Champions dhe më pas do të vijë edhe finalja e kupës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tetova: Jemi të fokusuar tek 3 pikët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.