• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hoeness: Kompany mund të qëndrojë gjatë në stolin e Bayernit. Nagelsmann? Një ditë mund të kthehet

01/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka folur për të ardhmen e pankinës bavareze, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi të Julian Nagelsmann në të ardhmen.

“E kam parë me shumë kritikë atë ndarje. Është e vërtetë që nuk po luanim mirë që nga Krishtlindjet, por kjo nuk ishte arsyeja për të marrë një vendim të tillë. Mbaj mend që ishte e mërkurë, sapo kishim luajtur kundër Leverkusenit dhe isha ulur në tarracën time.

Në orën 11, Hasan Salihamidzic më telefonoi dhe më tha se do të vinte aty. Kur mbërriti, më tregoi se ai dhe Oliver Kahn kishin vendosur të shkarkonin trajnerin, – shpjegon Hoeness. – Menjëherë i thashë se më dukej e gabuar nga kohëzgjatja dhe se nuk funksionon kështu. Nëse duhej të kishte një shkarkim, duhej bërë në mënyrë të rregullt, por kjo nuk ndodhi”.

Sa i përket të ardhmes, Hoeness nuk e përjashton kthimin e Julian Nagelsmann në pankinën e Bayernit: “Për momentin, nuk ka asnjë lidhje mes Bayernit dhe Julian. Çështja e rikthimit të tij nuk shtrohet tani, por pas disa vitesh, kur ai të mos jetë më trajner i kombëtares gjermane dhe ne të kërkojmë një trajner. Padyshim, do të jetë një nga emrat që mund ta marrim në konsideratë”.

Hoeness foli edhe për Vincent Kompany, trajnerin aktual të Bayern Munich, duke e konsideruar një zgjedhje të qëndrueshme për të ardhmen: “Mendoj se Vincent është më në fund një trajner që mund të qëndrojë me ne për një periudhë më të gjatë, kjo do të ishte pozitive për klubin. Me kaq shumë ndryshime në stafin teknik, edhe performancat e skuadrës nuk kanë qenë të mira”.

Pasi ka pasur disa ndryshime në pankinë vitet e fundit, nga Flick te Nagelsmann, Tuchel e tani Kompany, klubi bavarez duket se kërkon stabilitet afatgjatë. Hoeness beson se belgu mund të jetë njeriu i duhur për këtë mision.

Next Post

Ish-futbollisti i Junajtid, i cili u bë prift pasi u mërzit nga paratë dhe vëmendja e modeleve rrëfen jetën e dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.