Sunday, 24. May 2026
Sport

Lajm i mirë për Cityn, Rodri kthehet në stërvitje

GS 01/03/2025 1 Min. Lesezeit

Fituesi aktual i Topit të Artë, Rodri është rikthyer në terren dhe tashmë po stërvitet individualisht. Videoja është publikuar nga faqet zyrtare të Manchester Cityt.

Rodri u dëmtua më 22 shtator gjatë ndeshjes së pestë të Ligës Premier kundër Arsenalit, me spanjollin që u diagnostikua me një çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë.

Kampioni i Evropës iu nënshtrua një operacioni dhe shprehu shpresën se do të mund t’i ndihmojë Manchester Cityt në fund të sezonit aktual.

Pa Rodrin, gjërat janë treguar të vështira për skuadrën e Pep Guardiolës, pasi City u eliminua nga Real Madridi në fazën ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve dhe në renditjen e Ligës Premier është në vendin e katërt.

Teilen: