Sunday, 24. May 2026
Sport

​Njomza Emini në krye të Komitetit Paralimpik edhe për katër vjet

GS 01/03/2025 1 Min. Lesezeit

Në Kuvendin zgjedhor të Komitetit Paralimpik delegatët votuan unanimisht për presidente për edhe një mandat katërvjeçar, Njomza Eminin, e cila drejton komitetin që nga viti 2011.

Gjatë udhëheqjes së saj, Komiteti Paralimpik shënoi suksese të mëdha, duke kulmuar me anëtarësimin në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe në Komitetin Paralimpik Evropian.


Banner

Gjatë këtij Kuvendi, delegatët votuan edhe për zgjedhjen e zëvendës-presidentit dhe anëtarëve të Bordit.

Në postin e zëvëndëspresidentit të lëvizjes paralimpike u emërua Daut Tishuki, ndërkaq anëtarë të bordit u zgjodhën: Drilona Islami, Rinor Ymeri, Flutura Beka, Grevist Bytyqi, Murat Murati, Diana Hoti, Ganimete Morina, Avni Kelmendi, Adelina Emini dhe Driton Muharremi.

Teilen: