• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Europiani U17, FSHF organizon ndeshjet e raundit të dytë

01/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit do të organizojë në muajin mars turneun e dytë europian për vitin 2025, duke mirëpritur ndeshjet e raundit të dytë të grupit B6, të vlefshme për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Azerbajxhani dhe Uellsi, me ndeshjet që do të zhvillohen në Shqipëri më 19, 22 dhe 25 mars.

Tashmë janë përcaktuar edhe oraret dhe stadiumet e këtyre përballjeve. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të këtij raundi ndaj Azerbajxhanit më 19 mars në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 15:00. Takimi i dytë i grupit, mes Uellsit dhe Azerbajxhanit, do të zhvillohet më 22 mars, po në “Elbasan Arena”, në të njëjtin orar. Raundi do të mbyllet me përballjen mes Shqipërisë dhe Uellsit, e cila do të luhet më 25 mars në ora 15:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.

Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të Kampionatit Europian U-17, do të zhvillohen edhe ndeshjet e fazës “Elite Round”, ku do të përcaktohen shtatë ekipet finaliste të Euro 2025. Këto skuadra do t’i bashkohen Shqipërisë, e cila është kualifikuar direkt në fazën finale si vend organizator.

Next Post

Gjimshiti spikat duke lënë pas shqetësimet, por Atalanta zhgënjen kundër skuadrës që kërkon mbijetesën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.