• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tikveshi është rivali i radhës i Shkëndijes

01/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tikveshi është rivali i radhës i Shkëndijes së Tetovës e në rrugën drejt titullit kampion.

Kuqezinjtë kërkojnë vazhdimin e serisë pozitive prej dy fitoreve në kampionat dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës. 

“Shkëndija rikthehet në kampionat me moral të lartë pas një fillimi perfekt në gjysmësesonin pranveror.

Dy fitore radhazi në kampionat (2:1 ndaj Vardarit dhe 4:2 ndaj Sileksit), të ndjekura nga kualifikimi në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë me fitoren 1:0 ndaj Detonitit, kanë forcuar besimin dhe atmosferën pozitive në ekip. Të dielën kuqezinjtë presin Tikveshin në Tetovë, me synimin për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.

Skuadra

Për këtë sfidë, Shkëndija vjen e kompletuar, pa mungesa për shkak dëmtimesh apo pezullimesh.

Kundërshtari

Tikveshi është në një sezon të vështirë, krejt ndryshe nga edicioni i kaluar historik kur fituan Kupën dhe debutuan në garat evropiane. Aktualisht ndodhen në vendin e 10-të me vetëm 15 pikë në 20 ndeshje (2 fitore, 9 barazime, 9 humbje), duke luftuar për mbijetesë. Gjysmësesonin pranveror e nisën me një barazim 1:1 si mysafir i Sileksit, ndërsa në xhiron e fundit u mposhtën 1:2 në shtëpi nga Pelisteri.

Transmetimi

Ndeshja Shkëndija-Tikveshi do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel në YouTube, me fillim nga ora 14:00″, njofton FC Shkëndija.

Next Post

Milan, Coinceiçao: Të fitojmë dhe... të fitojmë, kështu ringrihemi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.