Napoli barazoi 1-1 mbrëmë përballë Interit. Një pikë e vuajtur, që u mor vetëm në fundin e takimit.
Pas ndeshjes Konte deklaroi që meritonin më tepër, ndërsa është i kënaqur me pozicionin e dytë në tabelë me 2 pikë më pak se Interi.
“Merituam shumë më tepër. Interi ishte i mirë sepse mori në shtëpi një barazim që i mban në krye. Ne marrim performancën dhe faktin që u rikthyem ndaj Interit në këtë mënyrë duke dominuar dhe duke krijuar mundësi për të shënuar.
Tani që kanë mbetur 11 ndeshje, do të kishim firmosur që ta gjenim vetëm në këtë situatë”,
PANORAMASPORT.AL