“Do të jetë e vështirë, përballemi me një kundërshtar që pavarësisht renditjes ka bërë ndeshje të mira. Milani synon të fitojë Kupën e Italisë dhe një vend në Champions, do të duhet të luajmë një ndeshje shumë të rëndësishme me një skuadër të lënduar”.
Me këto fjalë, trajneri i Lacios, Marko Baroni ka prezantuar ndeshjen ndaj kuqezinjve.
Ai i di përgjegjësitë e tij dhe mundohet të ndërgjegjësojë skuadrën.
“Shumë do të varet nga ne, ne e dimë vlerën e skuadrës. Ajo që do të ketë rëndësi do të jetë motivimi ynë. Humbjet si ajo me Interin duhet të na lëndojnë, ndaj kundër Milanit duhet të fillojmë me qasje tjetër për të qenë mendërisht në lojë menjëherë”.
PANORAMASPORT.AL