Klaudio Ranieri është shpeshherë njeriu i mrekullive në futbollin italian. Trajneri i njohur, duket se po bën të radhës në drejtimin e Romës, për të cilën u kthye përsëri në pankinë pasi kishte vendosur fillimisht të tërhiqej nga futbolli aktiv.
Kur ai mori verdhekuqtë, ata ishin shumë larg zonës së Europës, me mungesë rezultatesh dhe pa asnjë dritë në fund të tunelit. Tanimë, një ecuri prej katër fitoresh radhazi jo vetëm ka kthyer buzëqeshjen te kjo skuadër, por e rreshton atë edhe një herë mes ekipeve pretendente për të siguruar vendin në Ligën e Kampioneve.
Suksesi i sotëm 2-1 ndaj Komos erdhi me një përmbysje, pasi miqtë e drejtuar nga Fabregas mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0. Salemakers dhe Dovbik përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë të lojës, duke bërë që Roma të ngjitet në kuotën e 43 pikëve, 6 larg Juventusit që mban për momentin vendin e katërt.
Goli i Da Kunja (VIDEO)
Goli i Salemakers (VIDEO)
Goli i Dovbik (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL