Sunday, 24. May 2026
Sport

VIDEO/ Tjetër dështim i Junajtid, skuadra e Amorim eliminohet përmes penalltive nga Kupa FA

GS 02/03/2025 1 Min. Lesezeit

Mançester Junajtid është eliminuar nga Fulhemi në fazën 1/8 të Kupës FA. Tjetër dështim i Amorim, pasi skuadra e tij nuk ia doli përmes penalltive.

Screenshot 2025-03-02 213200

Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1. Në shtesë nuk u shënua asnjë gol, ndërsa te penalltitë ishte Fulhem më i saktë. Për Junajtid gabuan Lindelof dhe Zirkze.

Në sfidën tjetër që u luajt sot ishte Brajton që kaloi më tej përballë Njukasëll. Kualifikimi në çerekfinale u arrit me fitoren në kohën shtesë.

Për Junajtid po rezulton një nga sezonet më të dobët në histori. Kujtojmë se në kampionat mbajnë vendin e 14-të.

Penalltitë: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: