• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turqia, triumfuesja e mundjes greko-romake

02/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia konfirmohet forca kryesore në mundjen greko-romake në turneun ndërkombëtar “Muhamet Malo”, që për pesë ditë ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Medalja e artë e parë e ditës së fundit për turqit fillimisht ka ardhur në peshën deri në 55 kilogram, ndërsa Mutlu mundi gjeorgjianin Lolua 4-7.

Më pas në peshën deri në 82 kilogram, Akbudak ka triumfuar pa u ndeshur, sepse gjeorgjiani Bolkvadze nuk u paraqit për arsye dëmtimi. Irani ka shkuar në numrin dy të medaljeve të arta, ndërsa në peshën e rëndë deri në 130 kilogram, Mirzazadeh ka mundur 3-1 turkun Bakir.

Një medalje e artë për Japoninë në peshën deri në 60 kilogram, ndërsa Shiotani triumfoi 8-0 ndaj gjeorgjianit Shavadze. Gjeorgjia mund të konsiderohet humbësja më e madhe e ditës së fundit të këtij turneu, sepse nga pesë finale për medalje të artë ka fituar vetëm një. Dhe atë në peshën deri në 72 kilogram, kur Lomadze mundi 8-3 turkun Shahin.

Por një e artë dhe për Bullgarinë, teksa Milov në peshën deri në 97 kilogram mundi gjeorgjianin Melia 4-0. Shqipëria e ka humbur shansin e vet për një medalje të dytë, ndërsa në peshën deri në 55 kilogram, Andi Muça u mund 0-9 nga kazakistanasi Mamirbekov.

Kështu është mbyllur turneu ndërkombëtar “Muhamet Malo” për t’ia lënë radhën Kampionatit Europian të moshës deri në 23 vjeç, i cili zhvillohet në sallën olimpike “Feti Borova” nga 8-14 mars.

 

Next Post

KUPA FA/ Turneu më i vjetër në botë njeh shortin e çerekfinaleve, Mançester Siti i pafat me transfertën më të vështirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.