• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi nuk u paraqit kundër, skuadra ofron bileta falas

03/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Houston Dinamo ka vendosur t’u ofrojë tifozëve bileta falas pasi Lionel Messi nuk është përzgjedhur të luajë kundër kësaj skuadre.

Ekipi i MLS-së e priti Inter Miamin të dielën.

37-vjeçari Messi u la jashtë përbërjes bazë të Inter Miamit nga trajneri Javier Mascherano. Madje ylli argjentinas nuk udhëtoi me skuadrën dhe pushoi për ndeshjet e ardhshme.

Ky vendim ishte dëshpërues për mijëra tifozë që mbushën stadiumin “Shell Energy”.

Para ndeshjes, Houstoni ndërmori hapin e pazakontë duke ofruar bileta falas për të gjithë tifozët vendas, pasi u kuptua se Messi nuk do të paraqitej.

“Te Houston Dinamo jemi të emocionuar të presim Inter Miamin të dielën në mbrëmje. Është raportuar se Lionel Messi nuk e bëri udhëtimin për në Houston. Fatkeqësisht ne nuk kemi kontroll se kush luan për ekipin kundërshtar. I presim të gjithë për një atmosferë dhe festë të jashtëzakonshme futbolli”, ka shkruar ky klub.

“Për të treguar vlerësimin tonë, tifozët që shikojnë ndeshjen mund të kërkojnë një biletë falas për një ndeshje të ardhshme të Dynamos këtë sezon. Detaje shtesë do të jepen në fillim të javës”.

Edhe pa Messin, skuadra e Inter Miami fitoi me rezultatin e thellë 4:1.

Next Post

​Kosova zhvillon ndeshje miqësore me Armeninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.