• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Siti përmbysi Plajmuthin, Pep: Krenar për rekordet tona në FA

03/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i gëzohet rezultatit të skuadrës së tij që arriti në çerekfinalen e Kupës FA pas fitores me përmbysje ndaj Plajmuthit. Katalanasi e kishte paralajmëruar se do të ishte e vështirë.

GUARDIOLA

“Unë nuk mora asgjë për të mirëqenë, kur pash sesa mirë ata mbrojtën dhe problemet që ata krijuan për Liverpulin. Ata janë një skuadër shumë solide. Ne krijuam shumë dhe toleruam pak, bëmë bazat e asaj që kemi bërë për shumë vite.

Jemi të lumtur që arritëm në çerekfinale dhe me mënyrën sesi luajtëm. Sa herë jemi kualifikuar në gjysmëfinale këto vitet e fundit? Kur mbërrin gjashtë herë radhazi në gjysmëfinale, kjo ndodh sepse Kupa FA është e rëndësishme. Kur ti luan në këtë kompeticion dhe ti sillesh në mënyrën që ne sillemi, unë jam kaq krenar. E dua. Kjo tregon sesa të sinqertë jemi dhe më pëlqen. Ne jemi një ndeshje larg ‘Uembli”-t dhe do të shohim çfarë ndodh.

GYNDOAN QËNDRON – Pep Guardiola konfirmoi se mesfushori veteran, Ilkai Gyndoan, pritet të qëndrojë te Mançester Siti sezonin e ardhshëm. Ish-kapiteni 34- vjeçar iu ribashkua klubit me një kontratë 1-vjeçare, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër sezon verën e shkuar, pasi kaloi një vite te Barcelona.

Por ajo klauzolë mund të aktivizohet nëse gjermani, i cili ka luajtur 37 ndeshje në sezonin 2024-25, bën një numër të caktuar prezencash dhe Guardiola ka zbuluar se kjo klauzolë është pranë aktivizimit, ndërsa u mjaftua vetëm me: “Mendoj se është pranë”.

Tifozët në “Etihad” panë shenjat e një surprize të dytë në Kupën FA nga Pjalmuthi kur Talovierov kaloi miqtë në avantazh në minutën e 38- të, por O’Reili barazoi rezultatin pa shkuar në pushim për “Qytetarët”. Talenti i Guardiolës do të përmbyste shifrat në minutën e 76-të, ndërkohë që në minutën e fundit të ndeshjes, Kevin de Bryjne shënoi edhe golin e tretë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Euro 2025/ Kosova U17 gati për tri sfida vendimtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.