• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Pazza Inter” kthehet në të kundërt, sa shumë gafa në fund

03/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Le ta quajmë kështu: Interi bën Interin për 75 minuta, pastaj harron. Fija që mban të lidhur Xhenoan dhe Napolin, ndeshjen e parë dhe të fundit është e qartë.

inter

Në 15 minutat e fundit të ndeshjeve, zikaltrit nisin që të mos kenë më forcë dhe kjo rënie fizike i ka kushtuar Inzagit 9 pikë dhe një trofe. Golat e Pulisiçit dhe Abrahamit kanë ardhur në minutat e 80-të dhe 93-të dhe i kanë rrëmbyer nga duart Inzagit Superkupën e katërt.

Ndërsa e majta e Billing ka mbajtur ekuilibrin për titullin kampion. Shumë ndeshje të luajtura sigurisht që kanë pasur peshën e tyre në këmbët e zikaltërve. Nga gushti deri tani Interi ka luajtur 39 ndeshje dhe deri në fund do të luajë edhe 15, kjo është e sigurt.

Nëse do të shkojë deri në fund të të gjitha kompeticioneve do të arrijë 67 ndeshje, kurrë kaq shumë në epokën “Inzagi”. Por cilët janë golat? Ka pësuar nga Mesias në të 90-tën, nga Mota në minutën e 81, Gabia në të 89- tën, Jilldiz në të 82-tën në barazimin 4-4.

Ken në të 89- tën në Fiorentina Inter dhe Billing në të 87-n. Këta të mësipërmit kanë qenë gola pa shumë rëndësi, ndërsa të tjerë pa influencë janë golat e Lukës në të 83-tën, Vlashiç në të 86-tën, Esposito në të 86- tën dhe autogoli i Darmianit në të 81-tën. Lista shtohet me golin e Mukieles në Champions dhe ata të Superkupës. Një trend që duhet ndryshuar me urgjencë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.