Saturday, 23. May 2026
Sport

Interi në alarm përpara Fejnordit, i “thyhen krahët” dhe detyron Inzagin të improvizojë

GS 03/03/2025 2 Min. Lesezeit

Barazimi kundër Napolit në fund ndoshta është lajmi më pak negativ i ndeshjes për Interin. Trajneri Simone Inzagi iu desh që të bënte 2 zëvendësime të detyruara për Dimarkon dhe Hakan Çalhanoglunë.

inzagi

I pari pësoi një dëmtim muskulor dhe gjasat janë që të mungojë për një kohë më të gjatë. Turku mori një goditje dhe frika për përsëritjen e një dëmtimi është e madhe. Por në prag të sfidës kundër Fejnordit, që do të luhet ditën e mërkurë trajneri duhet t’i bëjë llogaritë pa lojtarët anësorë.

I vetmi futbollist roli që është në dispozicion të trajnerit është Denzel Dumfris që për shumë minuta kundër Napolit u spostua si anësor i majtë dhe Pavar u aktivizua në krahun e djathtë. Dimarko do ta humbasë këtë sfidë në Champions, ashtu siç nuk janë të gatshëm as zëvendësuesit e tij Karlos Augusto dhe Zalevski.

Edhe Darmian është i dëmtuar dhe trajneri Inzagi duhet patjetër që të bëjë diçka për të mos dështuar në duelin e parë dhe vendimtar në Ligën e Kampioneve. Dëmtimet kanë qenë të shumta në këtë periudhë dhe forma fizike aspak optimale.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: