Fakti që Karl-Hainc Rumenige e përshkroi së fundmi Florian Virc si lojtarin më të mirë të Gjermanisë, konsiderohet “një shuplakë në fytyrë” për Xhamal Musiala, sipas Lotar Mateus. Ish-shefi i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, së fundmi iu bashkua Uli Hënes për të thurur lëvdata ndaj Florian Virc të Bajer Leverkusen, madje duke e përshkruar atë si lojtarin më të mirë në Gjermani.
Fakti që Rumenige e vendosi publikisht Vircin para Xhamal Musialës së Bajernit, erdhi si një surprizë te Mateus. Sipas Lotarit, komentet e Rumeniges do ta bëjnë Musialën të ndihet i shpërfillur. “Musiala kohët e fundit nënshkroi një zgjatje të kontratës me vlerë rreth 175 milionë euro, që është sigurisht shumë para”, tha Mateus për “Sky Germany”.
“Të thuash që dikush i tillë nuk është lojtari më i mirë në Gjermani është një shuplakë për Musialën”, shtoi ai. “Ai mund të kishte thënë se donte të merrte Virc, sepse ai është gjithashtu një lojtar shumë i mirë, ose po aq i mirë sa Musiala, ose i ndryshëm nga Musiala, ama gjithashtu i rëndësishëm për ekipin. Por në këtë formë, mendoj se Rumenige është pak në rrugën e gabuar”.
Meteus shtoi se ai përpiqet të kuptojë pse se 69-vjeçari do të thoshte diçka të tillë. “U habita kur e lexova. Por unë besoj se Karl-Hainc përfundimisht do t’i rregullojë gjërat me mënyrën e tij, veçanërisht nga brenda”.
PANORAMASPORT.AL