• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjyqi kundër Sitit, shefi i Premier Ligë tregon çfarë do të ndodhë

04/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti ka të ngjarë të mos marrë sanksione kur të jepet verdikti fillestar për shkeljen e 130 (fillimisht ishin 115) rregullave financiare të Premier Ligës, sipas asaj që ka thënë shefi i Premier Ligës, Riçard Masters, gjatë një interviste.

siti

Fituesit serialë të Premier Ligës akuzohen nga Premier Liga për shkelje të shumta të rregulloreve të tyre financiare në lidhje me sponsorizimet, si edhe për dështimin për të bashkëpunuar me një hetim të mëvonshëm. Shkeljet e supozuara datojnë në një periudhë nëntëvjeçare midis 2009 dhe 2018 dhe u zbuluan për herë të parë nga liga në një deklaratë në shkurt 2023. Nëse Mançester Siti shpallet fajtor për disa nga akuzat më të rënda, ata mund të goditen me sanksione të mëdha financiare, zbritje pikësh apo edhe rënie nga kategoria.

“Qytetarët” kanë qenë të palëkundur dhe i kanë mohuar me forcë akuzat. Një panel disiplinor dëgjoi prova nga të dyja palët në fund të vjeshtës, me procedurat që përfunduan në dhjetor të vitit të kaluar. Në intervistën e Masters, dhënë për “Financial Times”, u theksua se vendimi mund të jepet në çdo kohë para fundit të sezonit.

Katër herë kampionët radhazi akuzohen për dështimin që të raportonin informacion të saktë financiar për nëntë sezone, që shtrihen nga 2009-10 deri në 2017-18, si dhe për mosdhënien e detajeve të plota të pagave të ishmenaxherit Roberto Mançini midis 2009-10 dhe 2012-13.

Ata akuzohen gjithashtu se nuk kanë dhënë detaje të plota të parave të paguara për lojtarët midis viteve 2010-11 dhe 2015-16 dhe se nuk kanë bashkëpunuar me hetimin nga viti 2018 deri në 2023.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Simeone nuk i frikësohet Realit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.