Saturday, 23. May 2026
Sport

VIDEO/ I merren këmbët, por nuk e lëshon alkoolin! Ylli i Anglisë lë nam para kualifikueseve të Botërorit

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Xhek Grilish nuk po kalon një periudhë aspak të mirë me Sitin në fushë. Forma e tij mesa duket është reflektuar dhe në jetën personale, ndërsa “Daily Mail” zbulon një video që e tregon të dehur.

Screenshot 2025-03-04 125148

Pamjet raportohen të jenë nga e diela para mesnatës, ndërsa Siti më parë kishte fituar në Kupën FA. E diela për të ishte ditë pushimi dhe ra në sy për mënyrën si e shfrytëzoi.

Grilisht fillimisht pozoi me fansat në foto, ndërsa gjatë pasdite po kalonte kohë me miqtë e tij. Në mbrëmje, siç dhe pamjet e tregojnë, vendosi ta teprojë me konsumimin e alkooli.

Me shishe në dorë dhe këmbët që i merren, Grilish duket larg futbollistit model. Pikërisht në këtë muaj fillojnë edhe kualifikueset e Botërorit, ku ndeshja hapëse e Anglisë është kundër Shqipërisë. Nuk do të ishte çudi që ftesa për Grilish të mungojë.

Pamjet e Grilish: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL  

Teilen: