Saturday, 23. May 2026
Sport

Hazrollaj do ti bashkohet Rapidit

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Malishevës, Drilon Hazrollaj, pritet të bëhet transferimi i parë i skuadrës nga Rumania, Rapid Bukuresht për sezonin e ardhshëm, kanë raportuar mediumet rumune të martën.

Hazrollaj ka një vit që është duke u përcjellë nga drejtuesit e Rapid Bukureshtit, të cilët po e shohin si përforcim të duhur për sulmin.

Thuhet se Hazrollaj i ka ndërprerë negociatat që ka pasur muajin e kaluar me klube nga Polonia dhe Ukraina pasi do ti bashkohet Rapidit.

Kartoni i Hazrollajt vlerësohet 800 mijë euro kurse këtë sezon, 21-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në 23 ndeshje të luajtura.

Te Rapid Bukureshti karrierë kanë bërë edhe Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani, që tani janë pjesë e Sparta Pragës.

Teilen: