Saturday, 23. May 2026
Sport

Dy mungesa janë të sigurta te Partizani

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Nën drejtimin e Abilaliajt, Partizani ka vijuar menjëherë përgatitjet për ndeshjen e nesërme kundër Vllaznisë, e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.

Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:30.

Para kësaj ndeshjeje më shumë se fizikisht trajnerit Abilaliaj i lind detyra për të punuar në ringritjen e skuadrës në aspektin psikologjik.

Sa i përket gjendjes së skuadrës, i vetmi i dëmtuar është Altin Bytyçi, i cili po vijon rikuperimin e një tërheqjeje muskulore të gradës së parë.

Përveç mbrojtësit, në këtë betejë do të mungojë edhe Mehmeti, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit kundër Elbasanit.

Pjesa tjetër e skuadrës janë gati. Sa i përket formacionit, stafi deri më tani është përqendruar në aspektin fizik dhe sot pritet të bëjë edhe vendosjen përfundimtare sesi do ta rreshtojë skuadrën në fushë.

Teilen: