• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lage thotë se Barcelona mund të kalohet nga Benfica

04/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Benfica, Bruno Lage, ka premtuar se skuadra e tij do të mbetet besnike ndaj stilit të saj sulmues kur të përballet sërish me Barcelona në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League.

Sipas tij, edhe katalanasit do ta ndjekin të njëjtën qasje.

Barcelona dhe Benfica tashmë kanë dhuruar një nga ndeshjet më spektakolare të sezonit, kur në fazën e parë të Champions League kishin prodhuar një “thriller” me nëntë gola. Benfica kishte humbu 5-4 pas një goli të Raphinha në kohën shtesë. 

“Nuk mund të parashikoj sa gola do të shënohen, por mund të them se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer futbolli, sepse janë dy ekipe që e kanë sytë te sulmi”, ka deklaruar Lage në konferencën për shtyp të martën.

Tekniku portugez e ka pranuar se do të jetë një përballje e vështirë, por ekipi i tij do të kërkojë fitoren. “Sigurisht, rezultati i nesërm është i rëndësishëm, por ai i ndeshjes së kthimit do të jetë më vendimtar. Po përballemi me një skuadër të madhe që shënon shumë gola, por edhe ne kemi bërë gjëra pozitive ndaj këtij kundërshtari: kemi krijuar shumë raste, kemi qenë shpesh përballë portierit… besojmë se mund ta kalojmë këtë fazë”, ka thënë ai.  

Lage e ka theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të hapësirave që lë Barcelona: “Do të përpiqemi të gjejmë hapësirat që na ofron kundërshtari, sepse ata shpesh e bëjnë këtë. Duhet të dimë si të shfrytëzojmë hapësirat që do të na japë Barcelona, ky do të jetë çelësi”, ka thënë ai.

Next Post

Derbi më i ndezur i Ligës së Kampioneve premton spektakël, publikohen formacionet zyrtare të Real Madrid dhe Atletiko Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.