Saturday, 23. May 2026
Sport

Ferizaj përgatitet për sfidën me Suharekën

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Të premten do të luhet derbi i skuadrave që synojnë të ikin sa më larg zonës së rrezikut për rënie nga elita e futbollit të Kosovës, mes Ferizajt dhe Suharekës. 

Ndeshja do të luhet në orën 14.00 në stadiumin prapa palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ferizajasit kanë përparësinë e fiushës, ndërsa Suhareka shpreson me lojë të mirë të del e pamposhtur nga ky udhëtim.

Ferizaj tani për tani zë vendin e shtatë me 26 pikë sa ka edhe Suhareka në të gjashtin në klasifikim pas javës së 22-të.

Teilen: