Saturday, 23. May 2026
Sport

Aston Villa mposht Bruggen në Belgjikë

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Aston Villa me një këmbë është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të martën në Belgjikë, Aston Villa ka triumfuar ndaj Club Brugget me rezultatin 3:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit.

Më 12 mars do të luhet dueli i kthimit në Angli, ku do të përcaktohet skuadra që avancon në çerekfinale kurse Aston Villa është e favorizuar për shkak të fitores në ndeshjen e parë.

Leon Bailey e kalon Aston Villan në avantazh në minutën e tretë, përpara se Brugge të barazoj shifrat me anë të Maxime De Cuyper (12’).

Me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e para, ndërsa Aston Villa realizoi edhe dy gola në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar.

Brandon Mechele i Brugget shënoi autogol në minutën e 82-të, përpara se Marco Asensio ta vulos fitoren e Aston Villas me golin e realizuar nga penalltia në minutën e 88-të.

Te Brugge startues ishte mesfushori Ardon Jashari, i cili luajti gjatë tërë ndeshjes.

Teilen: