Saturday, 23. May 2026
Sport

Baras në “Santiago Bernabeu” pas 45 minutave

GS 04/03/2025 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas 45 minutave lojë në stadiumin “Santiago Bernabeu”, rezultati është 1:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.

Rodrydo (4′) e kaloi Real Madridin në avantazh, por Atletico u kundërpërgjigj me golin e Julian Alvarezit (32′) për të shkuar skuadrat në pushim me shifrat 1:1.

Në ndeshjet tjera, Arsenali po avancon në udhëtim te PSV Eindhoveni me rezultatin 3:1 kurse Borussia Dortmundi po fiton në shtëpi ndaj Lillet 1:0 pas pjesës së parë.

 

 

Teilen: