• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reijnders: Po kalojmë një moment të vështirë

05/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tijjani Reijnders, mesfushori i Milanit, foli për kanalet zyrtare të klubit kuqezi pas firmosjes së rinovimit të kontratës deri në vitin 2030: “Është vërtet një moment i veçantë për mua të firmos rinovimin e kontratës me Milanin. Jam shumë krenar që do të qëndroj edhe më gjatë në këtë klub të mrekullueshëm, bashkë me familjen time”.

Si po e përjetoni këtë sezon?

Aktualisht në fushë po kalojmë një moment të vështirë. Sidoqoftë, ende besoj se mund të bëjmë më mirë, e di që do të përmirësohemi shumë. Nëse luan për Milanin, dëshiron të fitosh trofe. Ende mund të fitojmë diçka këtë sezon, trofeun e dytë për nga rëndësia, Kupën e Italisë. Duhet të jemi gati edhe për sezonin e ardhshëm.

Si ndiheni në skuadër?

Shokët e ekipit janë si familja ime, sepse në periudhën e fundit i kam parë ata më shumë sesa gruan apo djalin tim. Klubi vetë është si një familje, mund të them se Milani është shtëpia ime e dytë.

Si e vlerësoni përvojën tuaj te Milani deri më tani?

90 ndeshje janë shumë. Për fat ndihem mirë dhe mund të jap 100% në çdo ndeshje. Dua të arrij sa më shumë paraqitje për këtë klub. Çdo herë që vesh fanellën kuqezi, ndihem si në shtëpi. Kjo më bën të ndihem shumë krenar.

Dukeni ndryshe nga viti juaj i parë te Milani…

Në sezonin e parë duhej të përshtatesha, sepse ishte një kampionat i ri dhe kisha shokë të rinj ekipi. Këtë sezon ndihem shumë më i lirë dhe kjo ka sjellë më shumë gola e paraqitje më bindëse. Ndihem sikur kam bërë një hap të rëndësishëm përpara. Me këtë klub mund të luaj në skenat më të mëdha. Për mua ky është konteksti më i mirë për t’u përmirësuar si lojtar.

Një mesazh për tifozët?

Dua t’i falënderoj tifozët, sepse janë gjithmonë me ne. Në çdo ndeshje e ndiej mbështetjen e tyre, edhe në momentet më të vështira. Pa dyshim që do të bëjmë më mirë, që tani e në sezonin e ardhshëm. Forza Milan!.

Next Post

Analiza/ Ja pse Leverkuseni ka shanse t’i mbijetojë “ferrit” në Mynih

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.