Bajer Leverksuen është më pak e avantazhuar në letër për të kaluar në fazën tjetër të Champions-it.Por nga shumë analistë, ata vështrohet më të favorizuar, teksa Ksabi Alonso dhe Florian Virc janë dy arsyet kryesore. Mediumi “bundesliga.com” ka “zbërthyer” pse “Aspirinat” do avancojnë drejt çerekfinaleve:
PËRPARËSIA TAKTIKE E ALONSOS Loja e fortë e kampionëve e fokusuar në zotërimin e topit dhe me një lojë inteligjente në pozicion, e pa Bajernin të kufizuar në vetëm dy goditje në ndeshje. Kjo definitivisht nuk ishte një rastësi, Leverkusen gjithashtu mbajti portën e pastër në vizitën e tyre më të fundit në Mynih, një fitore 0-1 në Kupën e Gjermanisë në dhjetor. Me vetëm një gol të pësuar në katër përballjet e fundit me Bajernin, “Aspirinat” janë stërvitur me mjeshtëri në artin e vështirë për të mbajtur të “qetë” Herri Kejn e shokët e tij të skuadrës sulmuese dhe kjo mund të rezultojë të jetë një avantazh i madh për një ndeshje me eliminim me dy ndeshje në Evropë.
IMPAKTI “VIRC” Gjashtë gola në tetë paraqitje në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve të UEFA-s këtë sezon, përfshirë dy kundër Fejnord dhe Salcburg. Mesfushori i avancuar do të bëjë paraqitjen e tij të parë në një ndeshje me eliminim direkt në Champions dhe ai pa dyshim do të jetë edhe më i motivuar për të lënë shenjën e tij.
SHIK, GATI PËR TË SHKËLQYER Me vetëm 11 starte të nevojshme në Bundesligë, Shik ka shënuar 16 gola, nuk ka asnjë dyshim në aftësinë e tij ofensive. Sulmuesi çek mund të jetë i etur për të vulosur autoritetin e tij në Champions, megjithatë, pasi shënoi vetëm një herë në tetë përpjekje në kompeticionin e këtij sezoni. Pasi ka luajtur Shik vetëm si zëvendësues në minutën e fundit në ndeshjen e fundit të ligës kundër Bajernit, Alonso duhet të jetë duke e konsideruar seriozisht bomberin çek. Është fakt se në sezonin e shkuar kur Leverkusen inkuadrohej në Europa Ligë, Shik ka shënuar shpesh në minutat e fundit dhe ketë gjë mund të tentojë edhe ndaj bavarezëve. Ende nuk është e sigurt nga trajneri Ksabi Alonso nëse do luajë me pykë në ndeshjen e parë të Champions-it karshi Bajernit apo do përdorë sulmues “fals”.
PANORAMASPORT.AL