“Lidhja ime me Kristiano Ronaldon nisi shumë keq, kemi arritur deri aty sa të kapnim njëri-tjetrin nga fyti. Gjatë një seance stërvitore ai më kaloi madje dhe më goditi me bërryl. Unë nuk durova dhe e godita me shkelm më pas ai më kapi për fyti, doja dhe unë ta kapja, por nuk ia dola pasi është më i gjatë se unë”.
Gjatë një interviste të dhënë për “La Revuelta”, mbrojtësi brazilian i Realit rrëfeu incidentin që kishte ndodhur mes tij dhe yllit portugez gjatë një takimi të fituar nga Brazili përballë Portugalisë me shifrat 6-2 në nëntor 2008.
“Pas atij takimi më erdhi njoftimi se Reali donte që ta blinte dhe unë mendova që të largohesha”, tha Marselo.