Gazetaria sportive italiane e jo vetëm kanë humbur ditën e sotme një figure të madhe e të rëndësishme.
Zëri i papërsëritshëm i ish komentatotit të famshëm italian, Bruno Pizzul nuk do të dëgjohet më fatkeqësisht.
Pizzul është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. Ai lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme e unike, pas dekadeve të tëra, ku me zërin e tij unik, transmentonte çdo fundjavë sfidat e Serisë A, mbrëmjet e paharrueshme të Kupës së Kampioneve, e mbi të gjitha finalet e Kupës së Botës. Ai arriti të bashkonte popullin italian, teksa falë zërit melodioz e të papërsëritshëm, arrinte të sillte emocionet e fushës së blertë drejtëpërdrejtë tek shikuesit nëpërmjet ekranit.
Për italianët, Bruno Pizzul nuk ishte thjesht një gazetar e komentator sportive, por diçka më shumë. Ai nuk do të harrohet asnjëherë për transmetimet e sfidave të kombëtares “azzurre” në Kupat e Botës 1986 e mbi të gjitha Italia 90’.
Ndeshja e tij e fundit e komentuar ka qenë Itali-Slloveni, në Gusht të 2002.