Saturday, 23. May 2026
Sport

Rekord historik për Alison, portieri brazilian “çmendi” PSG-në me 9 pritje

GS 05/03/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrëmja e sotme do të mbahet mend gjatë nga portieri i Liverpulit, Alison Beker. Braziliani zhvilloi një paraqitje spektakolare, teksa mbajti portën e paprekur ndaj PSG-së, duke realizuar 9 pritje.  

ALISON

Faqet e specializuara të statistikave raportojnë se kjo është maksimumi i pritjeve që ai ka bërë në një ndeshje me Liverpulin.  Ndërkohë anglezët në të vetmen gjuajtjen në portë arritën të shënonin me Eliot.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: