Saturday, 23. May 2026
Sport

Barça mposht Benfican në Portugali

GS 05/03/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Barcelonës ka fituar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Benficas.

Në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në Portugali, Barcelona fitoi me rezultatin minimal 1:0 dhe javën tjetër, në ndeshjen e kthimit kërkon kalimin në çerekfinale të Championsit.

Golin e vetëm në këtë ndeshje të fortë dhe tejet interesante, e shënoi brazliani Raphinha në minutën e 61-të.

Në fakt, Barcelona për pjesën më të madhe të takimit luajti me një futbollist më pak, pasi në minutën e 22-të, Pau Cubarsi u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Teilen: