• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“I kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka flet për gjasat e Leverkusenit ndaj Bayernit

06/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munichu e dërrmoi mbrëmë Bayer Leverkusenin në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Granit Xhaka me shokë u treguan të pafuqishëm ndaj gjigantit bavarez duke u mposhtur me rezultat 0:3.

Sidoqoftë, futbollisti kosovar e ka ende një fije shprese se “Farmaceutikët” do të mundë ta bëjnë përmbysjen e madhe javën tjetër në ndeshjen e kthimit.

“Natyrisht, zhgënjimi është i madh në këtë moment. Pavarësisht pengesës së hershme, ne ishim mirë në lojë, nuk lejuam shumë dhe e patëm një shans të mirë me Jeremie”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi zviceran, i cili megjithatë e përshëndeti skuadrën për paraqitjen, përkundër faktit se luajti për gjysmë ore pa një lojtar.

“Ne nuk e lejuam Bayernin të na dominojë plotësisht dhe treguam karakter të mirë për të qëndruar në lojë. Kartoni i kuq e ndryshoi pak lojën, është e kuptueshme. Tash i kemi edhe 90 minuta ose më shumë, ne besojmë në veten tonë dhe do të japim gjithçka!”, përfundoi Xhaka./Lajmi.net/

Next Post

Fenerbahce do të luajë ndaj Galatasarayt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.