• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Norris paralajmëron rivalët

06/03/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas testeve të kryera javën e kaluar, te McLaren kanë besim se mund të fitojnë titullin kampion për konstruktorë edhe këtë sezon në Formula 1.

Në Bahrein, makina MCL39 tregoi një ritëm shumë më të lartë se ai i konkurrentëve.

Të gjithë e konfirmojnë epërsinë e McLaren të paktën për sa i përket ritmit të garës, çka e bën makinën britanike favorite për të fituar garën e parë sezonale, atë që zhvillohet më 16 mars në Australi.

Lando Norris do të dojë të hakmerret për vendin e dytë në botërorin e vitit të kaluar, kur mori mësime nga Max Verstappen pavarësisht se kishte një makinë më të mirë. “

Tani po analizojmë gjithçka që morëm pas testeve për t’u siguruar që jemi gati për Melburn”, tha Norris.

“Testet kanë mbaruar dhe mendoj se ishin tre ditë productive. Provuam shumë gjëra dhe mësuam shumë. Disa gjëra shkuan mirë, disa gjëra ende kanë nevojë për përmirësim, por për këtë është testimi”, shtoi britaniku.

Më tej, Lando Norris komentoi: “Makina funksionoi shumë mirë, gjë që është një vend i mirë për të filluar. Kemi shumë për të rishikuar përpara Melburnit, por mendoj se do të arrijmë atje në formë të mirë”.

Next Post

Barcelona i ofron De Jongut kontratë të re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.