Përmes disa sigurive, “shpikjeve”, përforcimeve nga merkato dhe rikthimeve nga lëndimet, Tiago Mota ka rindërtuar një mbrojtje të fortë.
Por tani ka testin e stresit, Atalanta… Pas javës së 27-të, Juventusi është kthyer të jetë mbrojtja më e mirë e kampionatit. Kush do ta kishte thënë këtë pesë muaj më parë, kur, në natën e Lajpcigut, gjuri i Gleison Bremer pësoi dëmtimin që do ta mbanjë gjithë sezonin jashtë, duke e privuar Motën nga lideri i tij i mbrojtjes? Ose vetëm dy muaj e gjysmë më parë, kur dëmtimi i Kabal dhe largmi i Danilos pa pasur ende një zëvendësues e kishin lënë trajnerin juventin me vetëm Kalulu dhe Gati si qendërmbrojtës?
KRISJA E MURIT- Pas ndeshjes së 14-të pa pësuar gol, ajo ndaj Veronës, bardhezinjtë tani janë ekipi që ka pësuar më pak gola në Serinë A. 21, një më pak se Napoli. Kjo statistikë nuk shihej prej 13 javësh që nga momenti i golit që Rebiç shënoi në minutën e 93- të ndaj Leçes. Në atë kohë Juventusi udhëhiqte renditjen e mbrojtjes më të pakalueshme të kampionatit me 7 gola, kundrejt 9 të ekipit të Kontes. Pas kësaj, pasuan gjashtë ndeshje me të paktën një gol të pësuar, të cilat krijuan ndjesinë se muri i Juventusit ishte shembur.
RINDËRTIMI- Një tullë pas tjetre, megjithatë, përmes shpikjeve (Ueah si mbrojtës, shpesh herë edhe Mekeni), përforcimeve nga merkato (fillimisht Renato Veiga, pastaj Keli), sigurisë (Gati) dhe rikthimeve nga lëndimet (Kambiazo), Tiago Mota ka arritur të rindërtojë ngadalë mbrojtjen e tij, e cila tani ka rifilluar të mos pësojë gola për dy ndeshje radhazi në Serinë A për herë të parë që nga fillimi i nëntorit. Ka qenë aq e suksesshme, sa që së bashku me Interin, me 5 gola të pësuar në 8 ndeshje, ajo e Juves është gjithashtu mbrojtja më e mirë e fazës së dytë të kampionatit. Pra, Tiago Mota ka rigjetur sigurinë në mbrojtje.
PANORAMASPORT.AL