Ka startuar Grand Prix i xhudos që do të mbahet në Linz të Austrisë.
Sot në program do të jenë dy xhudistët kosovare, Distria Krasniqi dhe Laurine Gashi, të dyja në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Laurine Gashi në rrethin e parë do të ketë punë me italianen Ylenia Monaco, shkruan Gazeta Express.
Kurse, Distria Krasniqi e ka kaluar pa luftë raundin e parë, teksa në të dytin do të ndeshet me amerikanen, Jenna Schurr.