Saturday, 23. May 2026
Sport

Distria Krasniqi në finale, siguron njërën nga dy medaljet e para, në Linz

GS 07/03/2025 1 Min. Lesezeit

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të kategorisë deri 52 kilogramë në Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz.

Në gjysmëfinale, Distria e mposhti hungarezen Reka Pupp, që ishte bartëse e katërt. Ndaj saj fitoi me wazzari, të cilin e arriti me aksion të bukur.

Ndaj Puppit, Distria tani i ka tetë fitore në karrierë. E ka pësuar vetëm një humbje prej saj.

Distria është bartëse e parë në kategori dhe deri më tani i ka tri fitore.

Teilen: