• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhuntoli shfrytëzon rastin, Juventus fillon negociatat me Ederson

07/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sikur të mos mjaftonin “leksionet” e mëparshme, e fundit prej të cilave i përgjigjet emrit të një dështimi deri tani, Teun Kopmeiners, Juventusi i ka syrtë te një tjetër lojtar i Atalantas. Lajmi i publikuar nga mediat italiane raporton më tej duke thënë se Kristiano Xhuntoli nuk preferon të humbasë kohë, por ka kontaktuar direkt me drejtorin sportiv të Atalantës, Toni D’Amiko.

xhuntoli

Një takim është bërë edhe një muaj më parë, por sfida e të dielës në mbrëmje do të sjellë një tjetër takim të planifikuar mes dy palëve. Nëse Retegi dhe Lukman mbeten në mesin e të vëzhguarëve specialë të bardhezinjve, por jo vetëm të tyre, është edhe Ederson, të cilin ata kishin tentuar ta sillnin në Torino një vit më parë.

Deri më tani Atalanta ka qene e vendosur, duke refuzuar një ofertë angleze prej 40 milionë eurosh, por në verë mund të hapen për shitjen e mesfushorit brazilian. Natyrisht, vetëm përballë një oferte të madhe, e cila, rrezikon të jetë në nivelin e asaj të Kopmeiners…

Ashtu si për holandezin, po flitet për interesim nga klubet më të mira evropiane, si Siti dhe Junajtid, edhe për Ederson. Një arsye më shumë pse Xhuntoli ka lëvizur më herët. Xhuntoli kërkon t’i bëjë një dhuratë Tiago Motës në verë mbi të gjitha për fleksibilitetin e tij, duke qenë se trajneri italo-brazilian i pëlqen lojtarët që mund të bëjnë pak nga çdo gjë. Ederson do të forconte kështu qendrën e mesfushës, e cila për momentin ka Turamin si forcë fizike dhe Lokatelin si mendje. Ndërsa të gjithë bashkëlojtarët, nga Duglas Luiz dhe Kopmeniers e poshtë, të gjithë të tjerët kanë zhgënjyer më shumë se kanë dhënë shenja pozitive.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sezoni vjen me risi në Formula 1, FIA zyrtarizon rregulloren e re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.