Saturday, 23. May 2026
Sport

Në këtë orë pritet të luhet finalja e madhe mes Distria Krasniqit dhe xhudistes nga Japonia

GS 07/03/2025 1 Min. Lesezeit

Distria Krasniqi ka arritur ta sigurojë finalen në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.

E tashmë Distria e ka mësuar edhe kundërshtaren që do ta ketë në luftë për medaljen e artë.

Do të jetë xhudistja nga Japonia, Iroha Oi ajo që do ta sfidojë kampionen olimpike për titull.

Finalja e kategorisë së vajzave deri në 52 kilogram pritet të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Kujtojmë se në gjysmëfinale, Distria mposhti hungarezen, Reka Pupp.

Ndërkaq para gjysmëfinales, ajo eliminoi serben Nikolina Nisavic dhe amerikanen Jenna Schurr./Lajmi.net/

Teilen: