Saturday, 23. May 2026
Sport

U zgjodh lojtari i muajit, CEO i Seria A: Kolo Muani i shton klas kampionatit

GS 07/03/2025 1 Min. Lesezeit

Randal Kolo Muani është zgjedhur Lojtari i Muajit për muajin shkurt në kampionatin italian të futbollit.

Screenshot 2025-03-07 204805

Një ndikim i jashtëzakonshëm i sulmuesit të ri të Juventusit me 5 gola në 3 ndeshje, siç theksohet nga CEO i Lega Serie A, Luixhi De Siervo.

“Ndikimi i Randal Kolo Muanisë në kampionatin italian është absolutisht i klasit botëror. Vetëm në muajin shkurt, qendërsulmuesi i kombëtares franceze shënoi katër gola në po aq ndeshje, duke i shtuar edhe asistin vendimtar në ndeshjen ndaj Interit.

Asnjë lojtar i Juventusit, në epokën e tri pikëve për një fitore, nuk kishte shënuar kaq shumë në tri paraqitjet e tij të para në Serinë A, dëshmi e cilësive teknike dhe karakterit të madh që e bëjnë Kolo Muaninë një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim”, tha ndër të tjera Luixhi De Siervo.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: