• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ferizaj i Arsim Abazit po merr frymë më lehtë

07/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Ferizajt po dëshmohet gjithnjë e më e mirë në pjesën e dytë të Kampionatit të Kosovës në futboll.

Fitorja e sotme me rezultat 3:1 ndaj Suharekës, i jep siguri të madhe për sfidat e radhës.

Tre pikë jetike për Ferizajn, që tash ia hapin rrugën edhe për vend të katërt nëse vazhdojnë me këtë seri të rezultateve të mira.

Parësore për Ferizajn e kryetrajnerit Arsim Abazi është që të ikin sa më larg zonës së rrezikut.

Aktualisht Ferizaj renditet në vend të gjashtë me 29 pikë e ka dy më pak se Gjilani në pozitën e katërt (një ndeshje më pak) pas javës së 23-të.

“Skuadra jonë dominoi plotësisht ndeshjen kundër FC Suharekës, duke triumfuar me rezultat 3:1. 

Golin e parë e realizoi Albion Kurtaj nga penalltia, ndërsa Edon Sadriu dhe Marko Musulin me nga një gol secili.

Ekipi jonë zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke kontrolluar lojën dhe duke krijuar raste të shumta. Kjo fitore na jep motiv shtesë për sfidat e radhës!”, shkruan në faqen e FC Ferizajt.

Ferizajasit sërish do të janë si vendas, ku e presin Llapin, në rast të fitores, qetësinë do të jetë edhe më e madhe për ta në vazhdim të kampionatit.

Next Post

Tri orë mbledhje, kuqezinjtë e Milanit ballafaqohen me njëri-tjetrin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.