Në fitoren 3-0 të Bajernit gjatë ndeshjes së parë të raundit 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kundër Leverkusenit, 31-vjeçari anglez konvertoi penalltinë e tij të 30-të radhazi dhe si gjithmonë, i ftohtë.
Herri Kejn hezitoi pak në minutën e 75-të dhe më pas goditi topin në këndin e sipërm të majtë të portës së Leverksuen për rezultatin përfundimtar 3-0. Portieri Matej Kovar nuk kishte asnjë shans, megjithëse kishte marrë me mend anën.
Kejn mori vlerësime të veçanta nga ishlojtari i bavarezëve, Mikael Balak. “Ai ka repertorin e plotë dhe është një goditësit e penalltive jashtëzakonisht i besueshëm”, tha eksperti i “DAZN”. “Unë nuk njoh askënd që ekzekuton penallti më mirë”, vlerësoi së fundmi presidenti i Bajernit, Herbert Hainer.
PANORAMASPORT.AL