• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xavi: E pranoj se kam bërë gabime, por koha ime te Barcelona ishte një sukses

08/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xavi Hernandez ka folur për kohën e tij si trajner i Barcelonës, duke këmbëngulur se koha e tij nuk ishte një dështim pavarësisht sfidave.

Trajneri spanjolle pranoi gabimet, por theksoi rolin e tij në zhvillimin e lojtarëve të rinj.

“Nëse shikoni rekordin tonë – dhe unë përfshij stafin tim stërvitor – është shumë pozitiv. Klubi ishte në një nga periudhat e tij më të këqija në histori, ndoshta edhe më keq se fillimi i mijëvjeçarit”, ka thënë fillimisht Xavi për France Football.

Ai pranoi se pritshmëritë ishin të larta dhe se lidhja e tij e thellë me Barcelonën e bëri punën më të vështirë.

“Ndoshta lidhja ime emocionale me klubin më lëndoi ndonjëherë, isha shumë emocional, por kjo ishte një përvojë e vërtetë mësimore për mua”.

Xavi gjithashtu reflektoi për zgjedhjet e tij taktike dhe sesi largimi i Sergio Busquets detyroi ndryshime.

“Kam bërë disa gabime në menaxhim. Largimi i Busquets na detyroi të ri-mendojmë stilin tonë të lojës. Zgjodha të luaja me një mesfushë prej tre lojtarësh sulmues, por nuk ishte gjithmonë opsioni më i mirë.”

“Përtej titujve, ndihem krenar që i kam besuar një brezi të ri si Fermin Lopez, Lamine Yamal, Pau Cubarsi dhe Alejandro Balde… Ata përfaqësojnë të ardhmen e klubit”, përfundoi trajneri spanjoll. 

Next Post

Nuk është as në stol prej dy ndeshjesh, Maskerano zbulon çfarë po ndodh me Mesin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.