Saturday, 23. May 2026
Sport

Laura Fazliu ndalet në gjysmëfinale, garon për të bronztën

GS 08/03/2025 1 Min. Lesezeit

Laura Fazliu është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria.

Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura përballë e kishte japonezen So Morichika. Lufta ishte e fortë, por pa hedhje. Iniciativë të lehtë kishte japonezja Morichika, ndërsa në kohën shtesë Laura e pësoi dënimin e tretë për pasivitet. Kështu fitorja i takoi Morichikas.

Laura tani lufton për medalje të bronztë.

Teilen: