Saturday, 23. May 2026
Sport

Çfarë impakti në një rol të ri! Me Bastonin, Inzagi fle i qetë

GS 08/03/2025 1 Min. Lesezeit

Pas ndeshjes në Roterdam, Alesandro Bastoni ka marrë elozhe nga të gjithë.

bastoni

Luajti si anësor i majtë në mesfushë dhe ia doli që të shkëlqente aty. Një provë që e vuri në qendër të vëmendjes. Pas ndeshjes, Inzagi dhe Lautaro në deklaratat e tyre, në rrjetet sociale Barela dhe Gosens. Fakti që Interi ka mbrojtjen më të mirë në Champions është edhe prej liderit Alesandro Bastoni.

Është një interpretues i mirë i skemës 3-5-2 në të gjitha zonat e fushës. Ndoshta për këtë Inzagi e zëvendëson shpesh për t’i dhënë pak pushim që të rikuperojë energjitë e shpenzuara. Por kur ai nuk është në fushë Interi ka pësuar 7 gola. Me të në fushë, Inzagi e bën gjumin të qetë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: