Saturday, 23. May 2026
Sport

Laura Fazliu një hap larg të bronztës – mësohet ora dhe kundërshtarja e medalistes olimpike

GS 08/03/2025 1 Min. Lesezeit

Laura Fazliu është vetëm një luftë larg medaljes së bronztë në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.

Xhudistja kosovare u mund në gjysmëfinale nga japonezja, So Morichika.

Tani, në kërkim të medaljes së bronztë, Laura do të ketë punë me holandezen, Joni Geilen.

Blloku final nis nga ora 17:00 dhe lufta e Laura Fazliut është e dyta me rend.

Teilen: