Ndeshja e sotme mes Leçes dhe Milanit është e një rëndësie të veçantë për të dy klubet për arsye të ndryshme. Leçe rrezikon të përfshihet në luftën për mbijetesë dhe kërkon medoemos pikë, ndërsa Milanit i duhet t’i japë fund krizës së tre humbjeve radhazi në kampionat.
Te Leçe bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e Medon Berishës, një nga emrat e preferuar të trajnerXt Xhampaolo. Ndërsa te Milani, Konseisao ka bërë revolucion duke lënë jashtë Fofana, Zhoao Feliks, Rafel Leaon e Abraham.
FORMACIONET ZYRTARE
LEÇE (4-3-3): Falkone; Guilbert; Baskiroto, Zhan, Galo; Berisha, Kulibali, Helgason; Pieroti, Krstoviç, Morente.
Trajner: Marko Xhampaolo
MILAN (4-3-3): Sportielo; Uoker, Gabia, Çau, Teo Hernandez; Musah, Bondo, Reijnders; A. Himenez, S. Himenez, Pulisiç.
Trajner: Serxho Konseisao
PANORAMASPORT.AL