• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona s’ka frikë të luajë me 10 lojtarë, ka humbur vetëm një herë

08/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona e Hansi Flik po tregon një soliditet dhe pjekuri që nuk shihej prej kohësh në këtë klub. Qëndrueshmëria e saj është e pamohueshme, siç tregohet nga fakti se katalanasit nuk kanë humbur ende në vitin 2025, duke regjistruar 16 ndeshje pa humbje, vetëm dy larg arritjes së serisë më të mirë të paraardhësit të Flik, Ksavi Hernandez, i cili qëndroi për 18 ndeshje radhazi pa humbje.

BARCELONA

Por ka edhe një fakt tjetër që reflekton edhe më shumë aftësinë e Barcelonës për të sakrifikuar. Në këtë sezon, në të gjithë kompeticionet ata kanë humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet që janë detyruar të luajnë me një lojtar më pak. E fundit ishte fitorja 0-1 në Lisbonë kundër Benfikës në Ligën e Kampioneve të mërkurën që lamë pas. Katalanasit morën një fitore minimale, por me shumë vlera duke vendosur dhe një tjetër rekord evropian: asnjë ekip në historinë e Champions League nuk kishte duruar kaq shumë minuta me një lojtar më pak (68 minuta) jashtë fushës dhe nuk e kishte fituar ndeshjen.

Precedenti i fundit ishte Juventusi, me 62 minuta, ndaj Valencias në “Mestalla” në vitin 2018 teksa fitonte 0-2. Barcelona ka arritur 4 fitore në 6 takimet që ka luajtur me një lojtar më pak. Vetëm dy skuadra kanë mundur t’i marrin pikë katalanasve kur këta të fundit janë detyruar të luajnë me dhjetë vetë. Selta Vigo barazoi 2-2 në “Balaidos” me Barcelonën, kur kjo e fundit mbeti me një lojtar më pak. Tjetra ishte humbja në Ligën e Kampioneve kundër Monakos, ku katalanasit u mundën 1-2, tek sa Erik Garsia ishte ndëshkuar me karton të kuq që në fillimin e takimit (10’).

Të mërkurën kundër Benfikës në Lisbonë, djemtë e Flik mundën të qëndrojnë për gati 70 minuta me një lojtar më pak, pasi Pau Kubarsi u përjashtua nga loja në minutën e 22-të për një ndërhyrje nga pas ndaj Pavlidis. Por fjalë një goli të Rafinjës dhe pritjeve të Sheznit, Barça ia doli të fitonte.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lojtari i Kosovës me ekipin e tij tronditën Dormtundin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.