Saturday, 23. May 2026
Sport

Mehmeti në superformë, vjen goli i 12-të në kampionat

GS 08/03/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti po kalon një moment të shkëlqyer në karrierë. 24-vjeçari ka qenë sërish protagonist me skuadrën e Bristol Sitit (që militon në Kategorinë e Parë angleze), pasi ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën kundër Hull Sitit.

Mehmeti ka shënuar golin e barazimit për skuadrën e tij në pjesën e dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte goli i 12-të në kampionat këtë sezon për sulmuesin kuqezi, që pret të jetë pjesë e listës së trajnerit Silvinjo, për ndeshjet që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në muajin mars.

Teilen: